PSP publikon listën. Miliq në krye
Prej tvteuta15 September 2016

Partia Socialiste Popullore ka publikuar listën përfundimtare të kësaj partie për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Lista u verifikua në mbledhjen e djeshme të Këshillit Qendror e cila u karakterizua me atmosferë konfliktuoze. Në krye të listës ndodhet kryetari i partisë Srgjan Miliq i ndjekur nga Aleksandër Damjanoviq dhe Veselin Bakiq, kurse suprizë përbën mungesa në listë e Snezhana Jonicës , njërës prej figurave me më influencë në parti. Jonica njihet si kundërshtare e koalicionit me Demos dhe URA, dhe më herët ka njoftuar se do të dalë nga partia nëse formalizohet ky koalicion. Ajo nuk ishte as prezente në mbledhjen e Këshillit Qendror, ku lista u miratua me 83 vota pro kurse 30 ishin kundër.