PSP me probleme të mbrendshme

Prej tvteuta09:55, 28 Qershor 2016

Partinë Socialiste Popullore në Mal të Zi vazhdojnë ta dridhin probleme të mbrendshme . Pas kongresit të kaluar kur kandidati për kryetar Aleksa Beçiq dhe disa zyrtarë të tjerë u larguan nga partia , kësaj rradhe edhe kandidati tjetër Aleksandër Damjanoviq dhe shumica e deputetëve në Kuvend janë kundër kryetarit Srgjan Miliq, dhe kërkojnë largimin e tij nga posti.

Mediat malazeze shkruajn se për momentin kryetari Miliq ka vetëm mbështetjen e Snezhana Jonica, kurse të tjerët kërkojnë ndryshim në qasjen politik të deritanishme, edhe pse agjë nuk është bërë e ditur publikisht. Duket se Miliq ka përkrahjen e shumciës ës antarëve të Këshillit Qendror , mbledhja e të cilit me gjithë paralajmërimet, akoma nuk është caktuar.

  • 1

    Radio