Sociale Më shumë

Psikologja Kovaçi : Formimi i identitetit tek fëmijët – detyrë e secilit prind

Prej tvteuta09:50, 24 Nëntor 2016

Psikologia Ardita Kovaçi, e cila është edhe njëra ndër trajneret në projektin “Njohja me vlerat e identitetit kombëtar” të cilin po e implementon OJQ “Horizonti i Ri”, u shpreh për Televizionin Teuta se formimi i identitetit është detyrë e secilës familje. Secili prind, që nga vegjëlia duhet ti bëjë me dije fëmijës disa të dhëna për jetën e tij, për gjërat e tija të cilat ai i ka fituar me lindje. Me njohjen e tyre, fëmija do të dijë që ta formojë identitetin e vet . Psikologia Kovaçi tha se identiteti mund të jetë dy llojesh : identiteti përsonal ,atë të cilin e fiton me lindje ; dhe identiteti shoqëror, atë se çfar bëhesh, cfar tiparesh, karakteristikash i formon personaliteti më vonë.

Grupi me te cilin kemi punuar është i larmishëm, si nga pikpamja nacionale ashtu edhe ajo fetare, edhe perkundër asaj se disa herë kemi tentuar që të nxisim dallimin tek ata, përsëri kanë reaguar mirë dhe kanë gjetur pikat e përbashkëta ket njëri tjetri, tha psikologia Kovaçi. Ne jemi të kënaqur me grupin, për mardhënien e mirë që ata kanë treguar në mes veti, dhe për harmoninë e punes. Shpresojmë që ky shembull të jetë i vlefshëm edhe për shoqërine në përgjithësi e cila jeton në teritorin e komunës së Ulqinit , përfundon Kovaçi.

  • 1

    Radio