Sociale Më shumë

Psikologia Kovaçi : Shkollat duhet të ofrojnë më shumë kushte për fëmijët me pengesa në zhvillim

Prej tvteuta16:23, 7 Nëntor 2016

Psikologia Ardita Kovaçi ,njëherit edhe njëra nder autoret e manualit “101 aktivitet per femije me pengesa ne zhvillim” të përpiluar nga OJQ MogUL , për Televizionin Teuta tha se në Shkollën Fillore “Marshall Tito” e ndjekin mësimin mbi 10 nxënës të cilët janë me pengesa në zhvillim, ndërsa nëshkollat e tjera të Komunës së Ulqinit numri i këtyre nxënësve  është nën 10.

Kjo është një statistikë e lartë në nivel komunal, prandaj duhet të punohet më shumë në këtë drejtim  që këta nxënës të kenë kushte adekuade për zhvillimin e mësimit. Pengesa më e madhe me çka hasen këta fëmijë në shkolla, psikologia Kovaçi tha se është  mungesa e një ambienti të strukturuar enkas për këta fëmijë.

Klasat ku do të duhej të zhvillohej mësimi do të duhej të ishte ndryshe nga se janë klasat e rregullta. Mangësi tjetër është edhe mungesa e stafit përkatës pasi që numri i asistentëve në shkolla është shumë i vogël në krahasim me numrin e nxënësve me pengesa në zhvillim. Psikologia Ardita Kovaçi tha se në shkollat ne komunën e Ulqinit aplikimi i inkluzioni  nuk është në proces eksperimentimi, por është realizimi i të drejtave të fëmijëve, çka do të thotë se me inkluzion nënkuptohet gjithëpërfshirja e fëmijëve me pengesa në zhvillim në proces të përbashkët të zhvillimit mësimorë me nxënësit e tjerë.

  • 1

    Radio