Aktuale Më shumë

PSD: PDS ka kaluar në përndjekje politike

Prej tvteuta16:04, 3 Mars 2016

Partia Socialdemokrate ka akuzuar partnerin e deridjeshëm se ka filluar përndjekjen politike të antarëve të saj në institucionet shtetërore. Sipas kësaj partie, PDS në mënyrë të jashtëligjshme po largon nga funksionet njerëzit e Partisë Socialdemokrate.

Nga kjo parti thonë se është paradoksale që ministri i dikurshëm i punëve të mbrendshme e tani i transportit Ivan Brajoviq, bën shkarkimin e zyrtarëve të PDS-së, në vend që të japë dorëheqjen për dëmin prej mbi 8 milion euro në rastin e njohur si “Limenka”.

  • 1

    Radio