PSD: Padi kundër PDS për revanshizëm
Prej tvteuta10:18, 7 Mars 2016
Partia Socialdemokrate do të padisë Partinë Demokratike të Socialistëve për të gjitha rastet e përndjekjes politike të kuadrove të saj të cilët janë zgjedhur nëpërmjet konkurseve publike, ka njoftuar kryetari i Këshillit të kësaj partie Rifat Rastoder.
Siç thotë ai, kjo përndjekje ka të gjitha elementet e revanshizmit politik dhe po bëhet në mënyrë të paligjshme. Rastoder thotë se kjo nuk është diçka e papritur për të, por se habitet me metodat që po përdoren dhe të cilat i takojnë kohërave të kaluara.