Aktuale Më shumë

PSD kërkon përgjegjësi për korrupsion në nivele të larta

Prej tvteuta15:42, 16 Qershor 2016

Në Partinë Socialdemokrate mendojnë se Rezoluta për mbështetjen e antarsimit e Malit të Zi në NATO duhet të përmbajë nenin sipas të cilit kërkohet përjegjësia politike e antarëve të partive  për korrupsion në nivele të larta.

Deputetët e kësaj partie Izet Braliq dhe Draginja Vuksanoviq, dorëzuan sot amandementin në propozimin e rezolutës, duke arsyetuar se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një nga kushtet kryesore për rrugën e Malit të Zi drejt Europës dhe NATO-s.

Nga kjo parti thuhet se në këtë mënyrë do të tregohet vullneti i mirë për vendosjen e kulturës politike, e cila është dominante në vendet e Bashkimit Europian dhe Aleancës Euroatlantike.

  • 1

    Radio