Aktuale Më shumë

PSD kërkon largimin e ministrave të rebeluar në këmbim të përkrahjes së qeverisë

Prej tvteuta09:51, 8 Janar 2016

Partia Socialdemokrate e Malit të Zi do të kërkojë largimin e ministrave të rebeluar Lazoviq dhe Brajoviq, në këmbim të përkrahjes së qeverisë deri në zgjedhjet parlamentare, mësohet të kenë njoftuar burime jozyrtare nga kjo parti.

PSD është  gatshme ti lëshojë këto poste për persona jopartiak dhe të besueshëm si për pozitën ashtu edhe opozitën, por nuk do të pranojë që tu takojnë atyre që lëshuan këtë parti pas kongresit, thuhet nga këto burime. Nga ana tjetër zyrtari i Partisë Demokratike të Socialistëve Miodrag Vukoviq, nuk beson se PSD do të dalë nga qeveria, dhe se kërcënimet e saja janë vetëm shfaqje për opinionin.

Sipas, Vukoviq, PSD ka frikë formimin e një shumice të re e cila do ti linte ata jashtë pushtetit, prandaj ai pret që PSD të qëndrojë në qeveri deri në zgjedhje.

  • 1

    Radio