PSD: Iniciativë që ambasadorja gjermane të shpallet qytetare nderi e Ulqinit
Prej tvteuta8 June 2016
Partia Socialdemokrate i ka dorëzuar Kuvendit Komunal iniciativën që ambasadorja gjermane Gudrun Shtajnaker të shpallet qytetare nderi e Ulqinit. Këtë iniciativë kjo parti ua ka nisur edhe klubeve të partive tjera në Kuvend. Në arsyetimin e iniciativës thuhet se ambasadorja Shtajnaker që prej fillimit të mandatit ka treguar interes të veçantë për mbrojtjen e pasurive natyrore të Ulqinit, zhvillimin ekonomik të qytetit, dhe sidomos ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e Kripores. Nga kjo parti sugjerojnë që për këtë iniciativë të diskutohet në njërën nga mbledhjet e ardhshme të kolegjiumit të Kryetarit të Kuvendit Komunal.