PSD: Çarja e PDS-së pas zgjedhjeve është e pashmangshme
Prej tvteuta17 June 2016
Kryetari i Partisë Socialdemokrate Ranko Krivokapiq, ka deklaruar se partia e tij është dyfish më e fortë se para kongresit kur kjo parti u nda në dy pjesë. Ai poashtu tha se çarja e Partisë Demokratike të Socialistëve pas zgjedhjeve është diçka e pashmangshme , dhe se Partia Socialdemokrate është e gatshme ti shtrijë dorën e bashkëpunimit pjesës së papërlyer të saj. Krivokapiq gjithashtu njoftoi se kjo parti në zgjedhjet e ardhshme do të dalë e vetme dhe se Partia Demokratike e Socialistëve do të jetë humbësi më i madh i tyre.