Provimi i gjuetisë me datën 27 tetor
Prej tvteuta23 October 2015
Në Komunën e Ulqinit ofrohet mundësia e zhvillimit të gjuetisë, e meqenëse ky aktivitet duhet të bëhet në suazat të ligjit zyra e NP për ruajtjen dhe kultivimin e egërsirave Ulqin dhe këtë sezon organizon provimin përkatës. Drejtori i kësaj ndërmarrje Ajet Zaga flet për mënyrën e zhvillimit të këtij provimi. Provimi do të zhvillohet në zyrën e kësaj Ndërmarrje me datë 27 tetor në orën 10 në praninë e komisionit përkatës. Interesimi këtë vit është më i madhë se sa viteve të kaluara, ndoshta se kusht i të gjithë gjahtarëve që të paisen me lejen e armës është dhënia e provimit, kështu deklaron Zaga.