Sporti Më shumë

Protestuesi ia vë flakën vetes para meçit të Federerit

Prej tvteuta13:24, 24 Shtator 2022

Një protestues i ndryshimeve klimatike i ka vënë flakën vetes para meçit përshëndetës të Roger Federerit në “Laver Cup”, pasi arriti që të hynte brenda në “O2 Arena” të Londrës. Incidenti i rëndë ka ndodhur të premten pasdite, para se tenisti zviceran ta zhvillojë ndeshjen e tij të fundit në tenisin profesionist.

Protestuesi 20-vjeçar me emrin Kai, i cili është pjesë e grupit aktivist klimatik “End UK Private Jets”, mbante të veshur fanellë me të njëjtin slogan.

  • 1

    Radio