Aktuale Më shumë

Protestë para Kuvendit. Qytetarët të pakënaqur me anulimin e investimeve në shkolla dhe spitale

Prej tvteuta17:04, 28 Shtator 2022

Një grup i qytetarëve kanë protestuar ditën e sotme para ndërtesës së Kuvendit të Malit të Zi, kundër propozimit për anulimin e mjeteve buxhetore për rindërtimin e spitaleve dhe shkollave përmes rebalancit të buxhetit. Ata u kanë bërë thirrje deputetëve që të punojnë në interes të qytetarëve, duke thënë se nuk kanë të drejtë të marrin nga nxënësit dhe të sëmurit. OJQ MANS njoftoi dje se rebalanci i buxhetit parashikon anulimin e jeteve të destinuara për shkollat dhe spitalet, çka u mohua nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo e fundit u tha se nuk po heqin dorë nga ndërtimi, gjegjësisht rikonstruksioni i objekteve të parapara në buxhetin kapital, por janë duke bërë përpjekje shtesë që të gjitha projektet të realizohen sipas dinamikës së planifikuar. Disa punonjës në arsim që ishin mbledhur në protestë thanë se janë të zemëruar veçanërisht nga deklarata e ministrit të financave Aleksandar Damjanoviq, i cili tha se nëse nuk pranohet propozimi për rebelanc, nuk do të ketë para për nënat me tre fëmijë dhe përfitime të tjera sociale.

Sipas tyre, të gjitha këto po ndodhin sepse nuk ka përgjegjësi në shoqëri, për çka ka pasur vonesë me dekada të tëra në investimet në shkolla dhe spitale. Të mbledhurit ishin të pakënaqur edhe me numrin e protestuesve, pasi ishin të mendimit se kjo temë meriton më teprë vëmendje nga ana e qytetarëve.

  • 1

    Radio