Aktuale Më shumë

PROTESTAT ME INCIDENTE DHE TË LËNDUAR, AMBASADA SHQIPTARE E PARA NË NISHAN

Prej tvteuta22:04, 25 Tetor 2015

PROTESTAT ME PARULLA DHE BROHORITJE ANTIQEVERITARE!

Mbrëmë rreth orës 19.15 ka filluar shetitja protestuese e qytetarëve nga sheshi Republika drejtë Kuvendit të Malit të Zi. Sipas burimeve jozurtare të drejtorisë së  policisë në protesta vlerësohet të kenë qenë rreth 5000 protestues, të cilët mbanin mbishkrime të shumta sic janë:” SHKOJME NE QEVERI”, “GATI ESHTE” si dhe shumë të tjera.  Në protesta ishin të pranishëm pjesëtarët e një pjese të opozitës të cilët kanë mbajtur fjalimet e tyre duke përsëritur kërkesat e tyre të mëparshme për dorëheqjen e kryeministrit Gjukanoviq si dhe formimin e qeverisë teknike e cila do të përgatiste zgjedhjet e lira.

DEPUTETËT KËRKOJNË HYRJE NË KUVEND,POR NË DERËN KRYESORE!

Nderkaq,në bulevardin para kuvendit të Malit të Zi, pasiqë mbrëmë Sllaven Radunoviq nga Fronti demokratik, ka deklaruar se do te prese 10 minuta pergjigjen e kryeparlamentarit Ranko Krivokapiq për të liruar hyrjen e deputetëve të Frontit demokratik në kuvend nëpërmes hyrjes kryesore, demonstruesit kanë thyer kordonet dhe kane sulmuar policinë me mjete të ndryshme dhe me gaz lotësjellës, me ç’rast ka pasur edhe të lënduar.  Kryeparlamentari Krivokapiq e ka refuzuar kërkesën e opozites për të hyrë në hyrjen kryesore, sepse nuk dëshiron të rrezikojë institucionin në fjalë por ka treguar gatishmeri për dialog duke ju ofruar hyrjen sporadike, ashtu siç e përdorin ditëve të fundit të gjithë, duke përfshirë edhe vetë Krivokapiqin.

PROTESTAT DALIN JASHTË KONTROLLIT, LËNDIME DHE ARRESTIME!

Protestat edhe kesaj radhe kanë dalë jashtë kontrollit, ato nuk ishin të karakterit paqësorë ashtu siç I kanë paralajmëruar organizatorët,  por madje kishin  një shkallë të madhe rrezikshmërie, duke shkaktuar dëme dhe incidente të shumta, por duke shkaktuar edhe të lënduar, nga radhët e policëve por edhe të protestuesëve.  Sipas të dhënave zyrtare u lënduan 26 civilë dhe 26 policë, kurse në paraburgim janë mbajtur dy deputetë nga radhët e Frontit demokratik Andrija Mandiq dhe Sllaven Radunoviq për shkak se siç thuhet nga Prokuroria, kanë ftuar në ndryshimin e dhunshëm të rregullimit Kushtetues.  Pas seancës dëgjimore, të paraburgosurit janë liruar dhe në procesin e mëtejshëm do të mbrohen në liri.

AMBASADA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË E PARA NË SHËNJESTËR!

Disa nga protestuesit, në nishan të parë kanë pasur Ambasadën e Republikës së Shqipërisë, të cilën e kanë goditur me gurë, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme të mëdha. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar menjëherë duke theksuar: “Sulmi është i papranueshëm në Ambasadën tonë në Mal të zi nga demonstruesit! U kam kërkuar autoriteteve malazeze të garantojnë sigurinë e stafit tonë. Përkushtimi i Shqipërisë për vlerat euro-atlantike është i palëkundur dhe nuk do të ndalet nga huliganë idetë e të cilëve kërcënojnë zhvillimin e rajonit tonë”, ka theksuar Bushati. Edhe qeveria e Malit të Zi ka reaguar ndaj këtij incidenti duke I akuzuar akteret, kurse policia menjeherë ka ndërmarrë  masa të rrepta të sigurimit në afërsi të ambasadës.

NGA SUBJEKTET SHQIPTARE REAGOJNË NIMANBEGU DHE UDSH!

Incidentet e mbrëmshme në protesta I kanë dënuar ashpër edhe faktorët dhe institucionet e shumta ndërkombëtare, kurse nga ana e subjekteve shqiptare janë deklaruar kryetari I Këshillit Kombëtarë  Genci Nimanbegu I cili ka vlerësuar se këto protesta kanë për qëllim kryesorë  pëngimin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO si dhe Unioni Demokratik I Shqiptarëve të cilët kanë dënuar ashpër sulmin ndaj Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Podgoricë, duke theksuar faktin se kjo tregon edhe njëherë pse shqiptarët nuk janë pjesëmarrës të protestave.

  • 1

    Radio