Aktuale Më shumë

Protesta të mëdha në Maqedoni

Prej tvteuta16:18, 13 Prill 2016

Presidenti i Maqedonisë ka vendosur që të falë politikanët të cilët u përfshinë në skandalin e përgjimeve.Vendimi i tij ka ardhur në një kohë kur në Maqedoni kanë nisur protesta të mëdha, ndërkohë që proceset gjyqësore ndaj tyre janë ndërprerë.Protestuesit e kanë nisur marshin e tyre nga Prokuroria Speciale, më pas drejt Qeverisë, duke u ndaluar para një zyre të presidentit Ivanov në qendër të qytetit, e cila u sulmua me vezë dhe gjësende tjera.

Pas kësaj protestuesit e revoltuar iu afruan selisë së VMRO-DPMNE, por prania e shtuar policore nuk lejoi depërtimin e tyre.Ata për disa orë kanë qëndruar aty duke brohoritur kundër Ivanovit por edhe partisë VMRO-DPMNE.

 

  • 1

    Radio