Protesta në Republikën Serbe. Kontestohet fitorja e Dodik

Prej tvteuta09:16, 11 Tetor 2022

Disa mijëra persona në Bosnje mbushën sërish rrugët për të protestuar nën dyshimin se lideri pro-rus ka manipuluar votat në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më herët gjatë muajit.

Partitë e opozitës në Republikën Serbe, një nga dy entitetet e Bosnje Hercegovinës, deklarojnë se kandidatja e tyre Jelena Triviq mposhti liderin e hershëm nacionalist Milorad Dodik, në zgjedhjet e 2 tetorit.

Ata kërkojnë një rinumërim të votave për presidentin, pas raportimeve të shumta për parregullsi. Ndërkohë, Dodik, i konsideruar politikani më i fuqishëm i rajonit gjysmë-autonom serb, ka mohuar akuzat për mashtrime elektorale.

  • 1

    Radio