Protesta e katërt e banorëve të Krythës dhe Mërkotit, të vazhdohet ndërtimi rrugës

Prej tvteuta10:58, 24 Gusht 2022

Me date 21.08.2022 banorët e Krythës dhe të Mërkotit organizuan protestën e katërt me rradhë ku bllokuan rrugën magjitrale Krythe -Tivarë të rrethrrotullimi nga ora 10.30 – 11.30 ,me kërkesën që Qeveria e Malit të Zi të shpallë tenderin për rekonstruktimin e rrugës. Kjo rruge ka një frekuentim të lartë me mbi 500.000 automjete në vit dhe e cila është në gjëndje katastrofale dhe për të cilën kanë qenë mjetet e parapara në buxhetin kapital për vitin 2022. Pra i kërkohet Qeverisë të shpallë tenderin.

Protestuesit janë te vendosur dhe qendrojne plotësisht pas kërkesave të veta drejtuar Qeverisë së Malit të Zi, që rruga regjionale R 29 të shpallet rrugë me interes publik dhe me Vendim të Qeverise të respektohet neni 14 i Ligjit për eksproprijim i cili do të mundësonte shpalljen urgjente të tenderit për rekonstruksionin e kësaj rruge.

Duke pasur parasysh se deri tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga Qeveria, banorët e Mërkotit dhe Krythës janë të vendosur të vazhdojnë me protesta, këtë e dëshmoj edhe këmbngulja e tyre për vazhdimin e protestës edhe përkundër përkeqësimit të motit.

  • 1

    Radio