Propozim ligji i ri për të ardhurat: Më pak për zyrtarë, më shumë për mjek
Prej tvteuta10:09, 4 Korrik 2016
Sipas propozim ligjit të ri për të ardhurat në sektorin publik është e paraparë që zyrtarët në nivelin qendror dhe atë lokal të kenë 10% paga më të ulta, kurse mjekët do ti kenë më të larta, ka lajmëruar Ministri i financave Rashko Konjeviq, i cili ligjin aktual e ka cilësuar si të padrejtë sidomos anda atyre me edukim të mesëm.
Propozim ligji i ri është përpiluar dhe iu është dorëzuar agjensive shtetërore për të dhënë pëlqimin. Konjeviq tha se pushtetet lokale të cilat ndodhen në planin e sanimit dhe nuk kanë mundësi tu përmbahen detyrimeve , do të mund të ulin koeficijentët për të punësuarit në mënyrë që të ruajnë stabilitetin financiar.