Kulturë Më shumë

Promovohet libri i Prof.dr.Veton Latifi “Shekulli i ri i politikës shqiptare”

Prej tvteuta14:04, 26 Tetor 2015

Në Galerinë e Arteve në Ulqin mbrëmë në prezencën e një numri të konsiderueshëm të një audience të përzgjedhur, u bë promovimi i librit “Shekulli i ri i politikës shqiptare” të autorit Prof.dr.Veton Latifi.

Moderatori dhe organizatori i këtij evenimenti Tahir Tahiri u shpreh ndër të tjera se ky është libri i parë që përfshinë politikologjinë e shqiptarëve nga koha e pavarësisë e gjer më tani.

Ndërkohë që magjistër Nail Draga shtoi  se autori  ka trajtuar vlerat dhe parimet e politikës së shqiptarëve gjatë një shekulli,por njëherit jep edhe rekomandimet për modernizimin e politikave publike të shqiptarëve në të ardhmen.

Magjistër Sabri Salaj në kuadër të temës “Vështrim i situatës politike të shqiptarëve të Malit të Zi “paraqiti një kronologji të ngjarjeve “Subjektet politike shqiptare në pluralizmin politik. Për veprën e Profesor Latifin foli edhe Elmaz Isufi.

  • 1

    Radio