Promovimi dhe përkrahja e biznesit social në Komunën e Ulqinit
Prej tvteuta4 July 2015
Në Ulqin u mbajt konferenca e titulluar Promovimi dhe përkrahja e biznesit social në Komunën e Ulqinit në kuadër të projektit Adriatic Welfare Mix, financuar nga buxheti i Bashkimit Evropian. Prezantimin e parë në këtë konferencë e bëri italiani Luka Bortoni ekspert i COOS Marche i biznesit social. Ai para pjesmarrësve të konferencës paraqiti përvojen e tij në biznesin social në Itali. Koordinatori i projektit Adriatic Welfare Mix Arsllan Hajdinaga tha se qëllimi i kësaj konference është shpalosja e veprimtarive të bizneseve sociale që ka realizuar Komuna e Ulqinit Sipas Hajdinagës në komunën e Ulqinit do të hapen 4 biznese sociale , madje edhe do të hapen vende të reja pune. Projekti në fjalë është i orjentuar tek zhvillimi i modeleve inovative të bizneseve sociale, përkrahjes së programeve kualitative dhe kalimi i të rinjëve nga arsimi në tregun e punës dhe rritje e inkuadrimit të të rinjëve në zhvillimet shoqërore dhe ekonimike.