Sociale Më shumë

Prokuroria Speciale përsëri në aksion: Ndalohet drejtori i N.P “Të Mirat detare”

Prej tvteuta18:58, 16 Shkurt 2021

Drejtori i ndërmarrjes publike “Të Mirat Detare” dhe kryetari i PDS në Budva, Predrag Jelushiq, së bashku me  ish- drejtorin  Rajko Baroviq, u ndaluan sot me urdhër të Prokurorisë Speciale . Sipas informacioneve jozyrtar, u ndaluan edhe ish-zyrtari i lartë i PDS-së Aleksandar Tiçiq, si dhe Rajko Mihoviq, Ljubomirka Vidoviq dhe Zorica Sharenac. Në hetuesi u thirrën edhe Boro Lazoviq, Ivan Kaleziq, Selim Resulbegoviq, Gjuro Mariq dhe Aleksandra Ivanoviq Kaleziq. Të gjithë janë anëtarë aktual ose të mëparshëm të Bordit Drejtues të ndërmarrjes “Të Mirat Detare”. Prokuroria Speciale dyshon për abuzim të pozitës zyrtare, diçka që është arritur në vazhdimin e aksionit në të cilin u arrestua  drejtori i Drejtorisë për Patundshmëri, Dragan Kovaçeviq. Burime nga hetursia thonë se Tiçiq u ndalua sepse, në kohën kur në këtë ndërmarrje  pretendohet se ka pasur aktivitete ilegale, ai ishte në Bordin Drejtues të asaj kompanie.Lidhur me ngjarjen reagoi edhe zv.kryeministri Dritan Abazoviq, i cili në rrjetin social Twitter tha se pavarësisht nga të gjitha pengesat, lufta vendimtare kundër korrupsionit po vazhdon.

  • 1

    Radio