Aktuale Më shumë

Prokuroria Speciale e Shtetit hapi një rast kundër Vesna Bratiqit për shkarkimin e paligjshëm të drejtorëve

Prej tvteuta09:43, 10 Janar 2023

Në Prokurorinë Speciale të Shtetit, kundër ish-ministres Vesna Bratiq është ngritur një rast padie pasi Qendra për Edukim Qytetar CGO ka paraqitur një kallëzim penal kundër saj për, siç kanë thënë, shkarkimin e paligjshëm të drejtorëve të shkollave në vitin 2021.

“Dëmi është shkaktuar nga veprimet e menaxhmentit të atëhershëm të Ministrisë së Arsimit, Kuturës dhe Sportit, i cili realizoi një proces të paprecedentë të shkarkimeve masive të drejtorëve të institucioneve arsimore publike, që rezultoi me mbi 150 padi nga ata drejtorë si persona të dëmtuar. Deri më tani, janë dhënë rreth 60 vendime përfundimtare, të cilat konfirmojnë se këta persona janë shkarkuar në mënyrë të paligjshme në vitin 2021”, njoftoi CGO në dhjetor.

Sipas të dhënave të kryesisë aktuale të Ministrisë së Arsimit, të cilat janë publikuar më 22 dhjetor 2022 në seancën e Qeverisë, ai dëm do të arrijë rreth 300 mijë euro vetëm për procedurat e kryera, dhe shumë të tjera janë ende në vazhdim e sipër.

  • 1

    Radio