Prokuroria po heton fiancimin e fushatave zgjedhore
Prej tvteuta13:40, 12 Tetor 2016
Prokuroria Speciale është duke kontrolluar dokumentacionin në lidhje me financimin e fushatave të subjekteve politike që marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Sipas njoftimeve ky institucion po kontrollon të gjitha dokumentet e paraqitura nga institucionet e tjera që monitorojnë procesin zgjedhor, dhe se rasti është në fazën e hetimit. Thirrjes së mediave për informacione më të detajuara, Prokuroria e Shtetit është përgjegjur se sipas ligjit nuk mund të zbulojë përmbajtjen e dokumentacionit të paraqitur.
Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave Vesko Lekiq, konfirmoi se ata kontrollojnë flukset e parave me të cilat financohet fushatën e subjekteve politike pjesëmarrëse në zgjedhje, me kërkesë të autoriteteve shtetërore që kanë dyshime në ligjshmërinë e këtyre transaksioneve.