Aktuale Më shumë

Prokuroria heton punësimet në Komunën e Ulqinit

Prej tvteuta15:46, 24 Mars 2016

Prokuroria speciale shtetërore ka filluar hetimet për shkak të dyshimeve se gjatë mandatit të ish- kryetarit të Komunës Fatmir Gjeka kishte punësim të paligjshme, shkruan  gazeta“Dan”, në numrin e saj të sotëm.

Sipas kësaj gazetë, hetimet kryesisht kanë të bëjnë me punësimin e tre këshilltarëve në kabinetin e tij.

Ish kryetari Gjeka për të njëjtën gazetë është përgjegjur se sipas mendimit të tij nuk ka pasur shkelje të ligjit, pasi dy punësimet janë bërë me konkurs të hapur, kurse i treti është anulluar, dhe se kanë pasur mendimin pozitiv edhe të Ministrisë së financave.

  • 1

    Radio