Aktuale Më shumë

Projekti për Ngritjen e kapaciteteve për reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë

Prej tvteuta22:39, 24 Shtator 2022

Ditën e premte  në sallën e hotelit “Mediteran” u mbajt workshopi në të cilin u prezantua projekti nga donatorët japonez me qëllim të promovimit të zonës bregdetare kryesisht pyllit të pishave, dhe mbrojtjes së tij.

Ky projekt është ndër rajonal që përfshin Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe tani Malin e Zi . Kështu na tha edhe përfaqësuesi i donatorëve Yuta Morikawa.

Ky projekt ndahet në dy pjesë  thotë përfaqësuesi i Drejtorisë për shpëtim dhe mbrojtje Luban Tmusiq , dhe ka për qëllim evidentimin dhe parandalimin e shpërthimeve të zjarrit.

Idea është që ky program të ketë një bazë nacionale që do të ruaj të gjitha informacionet që ndihmojnë të reagohet menjëherë kundrejt rreziqeve dhe zjarreve në mirëmbajtjen e pyllit të pishave.

Këtë projekt e perkrahen njerëz të fushave të ndryshme që ishin prezent e ndër to edhe Xhemal Peroviq, ku tha se është ndër investimet e qëlluara për zonën e Komunes së Ulqinit.

  • 1

    Radio