Aktuale Më shumë

Projekti “Heritage Revived” prezantohet për nxënësit

Prej tvteuta18:46, 23 Shtator 2022

Një nga projektet më interesant i kohëve të fundit që po implementohen në Komunën e Ulqinit, është ai trilateral mes Bosnjes , Kroacisë dhe Malit të Zi, dhe që ka të bëjë me investime konkrete në objektet dhe zonat e trashëgimisë historiko – kulturore. Qëllimi kryesor i këtij projekti, është që kjo trashëgimi i pasur, të shfrytëzohet edhe në kontekstin turistik, përmes valorizimit të qëndrueshëm.

Ish koordinatori i Zyrës për projekte në Komunën e Ulqinit, aktualisht sekratar për kulturë dhe sport, Artan Çobi, thotë se ditën e sotme është mbajtur edhe një ligjeratë për këtë projekt, në të cilën morën pjesë fëmjët e shkollës fillore “Mareshali Tito”.

Në Ranë u vendos edhe një stendë ku nxënësit shpërndanë informatorë lidhur me punimet që janë pjesë e këtij projekti.

Sekretari Çobi tha se projekti është me rëndësi të veçantë për të përmirsuar ofertën turistike të Ulqinit, duke shfrytëzuar trashëgiminë e pasur historiko-kulturore, dhe për këtë tashmë janë realizuar dhe në realizim e sipër, një sërë aktivitetesh.

Përveç rregullimit të Muzeut në Kala dhe punimeve arkeologjike në Shas, në plan është edhe vendosja e dy info punkteve në këtë zonë , çka do të ndihmojë në valorizimin turistik.

  • 1

    Radio