Projeksioni nga bursa: Nafta më lirë për 8, benzina për një cent
Prej tvteuta18 November 2022
Prej ditës së marte, çmimet e derivateve të naftës në Mal të Zi mund të pësojnë rënie, thonë mediat duke u bazuar nga burimet e kompanive që merren me importin e naftës. Sipas çmimeve në bursë, rënia e çmimeve në Mal të Zi mund të jetë 8 centë për Eurodizel, i cili me këtë do të kushtonte 1.57 euro, ndërsa benzina do të binte vetëm një cent, në 1.45 euro për Eurosuper 95 dhe 1.49 euro për Eurosuper 98. Megjithatë, vërtetimi për këtë do të vijë nesër, ndërsa çmimet e reja do të jenë në fuqi për të paktën dy javë.