Programe moderne për punë efikase
Prej tvteuta11 April 2016
Punëtorët e administratës lokale – të punësuar në sekretariate dhe shërbime sot patën rast të ndjekin prezantimin në temën “Zgjidhjet e softverit për avancimin e punës efikase në administratën lokale”. Fjala është për programe bashkohore që do të mundësojë transparencë dhe punë më efikase në të gjitha organet e Komunës së Ulqinit. Komuna, tha kryetari Cungu do të vazhdojë me modernizimin e Qendrës së informacionit por dhe me aftësimin e kuadrit nëpërmes trajnimeve, seminareve dhe specializimeve. Të gjitha këto aktivitete do të mundësojnë që dhe qytetarët të kenë qasje më të shpejtë në punën e organeve lokale.