Kulturë Më shumë

PROGRAM KULTUROR

Prej tvteuta10:26, 8 Prill 2015

Në përmbylljen e kremtimit të festës së pashkëve, mbrëm në amfitetarin e Qendrës së kulturës, ansambli i këngëve dhe valleve “Shqiponjat” nga Malësia, së bashku me grupin e të rinjve “Bijt e Shestanit” dhënë një program të pasur kulturor. U pëlqyen edhe u duartrokiten këngët dhe valet tradicionale të Malësisë së madhe,por edhe koreografi të kompozuara mbi bazat e traditës folklorike. Dom Gabrieli, si organizator i këtij aktiviteti,shprehu falenderime për të gjithë të rinjtë e të rejat, në veçanti ansamblin “Shqiponjat” dhe “ Bijt e Shestanit”, si dhe familjet të cilat kishin mbushur sofrat me gatime në koktejin e përbashkët për të gjithë , publikun edhe artistët.

  • 1

    Radio