Aktuale Më shumë

Pritet ndryshim i pushtetit në Ulqin

Prej tvteuta10:48, 5 Mars 2016

Në skenën politike të Ulqinit do të ketë ndryshime sa i përket pushtetit , shkruajnë mediat e ndryshme malazeze.

Nga aktorët e pushtetit lokal për momentin nuk ka pasur informata më të hollësishme, por flitet se në krye të Komunës do të vijë kryetari i Forcës Nazif Cungu, kurse posti i kryetarit të Kuvendit do ti takojë Loro Nrekiq nga Partia Demokratike e Socialistëve.

Njoftohet se kjo është arritur në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie në Podgoricë, ku pjesë në pushtetin lokal iu është ofruar edhe Partisë Demokratike dhe UDSH-së.

  • 1

    Radio