Politikë Më shumë

Priten investime në ujsjellës dhe kanalizim

Prej tvteuta10:42, 17 Shtator 2015

Në Podgoricë është zhvilluar një takim i rëndësishëm ndërmjet delegacionit të Komunës tonë kryesuar nga Kryetari Fatmir Gjeka nga njëra anë dhe zyrtarëve të lartë të Ministrise së turizmit, Bankës gjermane KHW, dhe Vodakomit. Temë bosht e takimit ishin investimet në ujsjelles dhe kanalizim .
Pas një diskutimi të hapur dhe konstruktiv u la që Kuvendi i Komunës së Ulqinit, të sjellë vendimin për kreditimin e komunës dhe deri ne muajin tetor te nënshkruhet kontrata e mjeteve intervente dhe projekti i implementimit. Sic dihet në pyetje janë 20 milion euro që do të jepte Banka gjermane e që do të destinoheshin për ceshtje madhore e që njëherë e pergjithmonë do të zgjidhnin problemin e ujsjellesit dhe kanalizimit në Komunën tonë. Krahas Kryetarit Gjeka në takim morën pjesë Kryetari i Kuvendit Mr.Fuad Haxhibeti, Nënkryetarja Zenepa Lika, Feim Avdiu, Drejtor në NP ,,Ujsjellës kanalizime,,dhe Sekretari Avdullah Dervishi

  • 1

    Radio