Prishje në tubacionin përçues: Ulqini pa ujë
Prej tvteuta4 October 2016
Nga ndërmarrja komunale “Ujësjellës Kanalizime “njoftohet se për shkak të prishjes në tubacionin përçues në Fushë të Ulqinit dhe në Pistull tek “Cerovo “,Ulqini nuk do të ketë furnizim me ujë të pijshëm. Pritet që në orët e pasditës të evitohen prishjet dhe të normalizohet furnizimi me ujë,- deklaroi për televizionin Teuta drejtori i NKP Fehim Avdiu Njëherit ai njoftoi se uji nuk mund të përdoret për pije në 12 orët e ardhshme pa u vluar.