Prishja e çatisë në Biblotekën e Ulqinit, Rama: duhet të merren masa

Prej tvteuta18:23, 7 Tetor 2022

Bibloteka e vendit para disa ditësh organizoi aksionin e regjistrimit falas për studentët, ku drejtoresha e biblotekës Ardita Rama, tha se një numur i kënaqëshem i të rinjve u paraqitën për regjistrim.
Sa i përket anëtarëve të biblotekës dhe lexuesve të rregullt Rama tha se nuk është një numur i madh, por tha se ka adhurues të librit dhe nga ato që frekuentojnë biblotekën.
Një problematikë që drejtoresha Ardita Rama vuri në pah është edhe çatia e prishur e cila rrjedh dhe ka shkaktuar dëme, nga ku bën apel edhe për një ndihmë të shpejtë që kjo problematikë të mos rëndohet.
Mbi të gjitha nga ajo që tha drejtoresha e rëndësishme është që bibloteka vazhdon dhe frekuentohet jo vetem nga lexuesit e rregullt por edhe nga të huajt, dhe një fond i mirë i librave është i siguruar.

  • 1

    Radio