Aktuale Më shumë

Prindërit e SH.F “Mahmut Lekiq” të indinjuar me sjelljen e drejtorit Dukaj

Prej tvteuta16:22, 9 Nëntor 2017

Këshilli  i Prindërve reagon ashpër ndaj veprimeve të turpshe të drejtorisë së Shkollës Fillore “Mahmut Lekiq”  e cila të hënën, më 6 nëntorë, në ditën e hapjes së paraleles së Shkollës së muzikës,  kishte blinduar shkollën me policë për shkak të një  proteste dinjitoze të  Këshillit të prindërve .

Siç jeni në dijeni, të hënën në Shkollën Fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz u hap paralelja e Shkollës së ultë të muzikës “Vasa Paviq” nga Podgorica, që padyshim ishte një ngjarje e shënuar për talentët e këtij lloji  arti në Malësi,  e që nuk janë të pakët.   Për të marrë pjesë në  hapjen e këtij  institucioni të rëndësishëm ishte paralajmëruar edhe  prezenca e ministrit të Arsimit,  z. Damir Shehoviq.  Edhe pse drejtoria këtë event mundohej ta mbante sa më larg  Këshillit të prindërve, të cilët i ka shpallur armiq të përbetuar,  ky organ i shkollës  disesi njoftohet dhe vendosi qe me modestinë e vetë të jetë pjesë e  “pritjes” së ministrit,  por pa u përzier në protokollin e të mëdhenjve.  Për ardhjen e Shehoviqit,  drejtori dhe kuriret e tij ishin teper të gezuar,  saqë gëzimi për  hapjen e shkollës së muzikës  u ishte zbehur disesi .

Përgatitjet  të lenin përshtypjen sikur këtu do të vinte një personalitet nderkombëtar , e jo një ministër  i cili  më parë do të hapte të njëjtën shkollë muzike  në Gollubovc.  Pra,  çdo gjë ishte në vendin e duhur që para orës 9  të mëngjesit- anëtarë të Këshillit të prinderve,  nxënës,  gazetarë e fotoreporter si dhe një numer i madh i policisë qëndronin   në oborrin e shkollës dhe të gjithë për të pritur , z. Shehoviq.

Prania e nxënësve me pankarta në duar,  dekoruar nga prinderit ishte jashtë skenarit dhe si i tillë bëhej e padurueshme  për drejtorin dhe kurirët e tij.  I ndodhur në panik dhe me humor të keq,  nga frika se po i prishej festa,  ai provon  që ky dekor të çmontohet para ardhjes së ministrit , i bindur se nuk është në guston e mikut të  tij.   Për këtë arsye, ai  urgjentisht thërret në zyrë kryetarin e Këshillit dhe nën prezencën edhe të zyrtarëve të policisë u mundua  që ta diciplinojë atë, por pasukses.

I  ndodhur në një situatë të tillë , drejtorit , siç duket, e vetja shpresë i mbetet  ti telefonojë ministrit dhe ti lutet që nga Gollubovci,   rrugën ta vazhdojë drejtë Podgoricës sepse siguria e tij  është në ” rrezik” nga  “armatosja” e nxënësve me pankarta,  në të cilat shkruhej: ” Mirëserdhe z. ministër” ,  ” Stop Diskriminit”,  ” Mos na e rrezikoni  ardhmerinë”, “A ka drejtësi për ne”, ” Duam kuadro shqiptarë”  etj.    Dhe vërtet ashtu ndodhi,  protokolli,  më në fund u  ndryshua-  Shehoviq së bashku me zëvëndësin e tij shqiptarë  kthehet  në Podgoricë, kurse shkolla e muzikës hapet  pa prezencën e tij .

Pas kësaj loje të rëndë,  ne si Këshill i prindërve reagojmë ashpër ndaj veprimit të turpshëm të drejtorit , Nikollë Dukaj i cili edhe kësaj here, me prezencën e  madhe të policisë, u mundua të na përbaltë  para opinionit  si  njerëz të dhunshëm, por fatmirësisht pa sukses.

Duam t’ia bëjmë qartë edhe ministrit Shehoviq  se ne nuk jemi njerëz të dhunshëm, siç  mundohet  t’ na paraqesë miku i tij , por  prind të ndërgjegjshëm që duam vetëm të drejtat e garantuar me ligje e kushtetutë për fëmijët tanë.

  1. Shehoviq , frika juaj nga nxënësit dhe mos ballafaqimi me realitetin është për çdo keqardhje .  Veprimi Jujaj z. ministër  i ngjanë  atij të një burracaku e kurrsesi të një zyrtari të lartë qeveritar,  për ç’gjë, ne si prindër shprehim shqetsim të thellë.
  2. minister Shehoviq, po Ju rikujtojme se shkolla është institucion që ekziston për nxënës e jo për drejtorë e ministra , andaj edhe njëherë publikisht po ju ftojmë – urgjentisht plotësoni kërkesat tona .  Ne nuk kemi agjë përsonale kundër askujtë, por jemi kundër instalimit të një praktike diskriminuese në këtë shkollë.

Si Këshillë i prindërve,  edhe njëherë ftojmë Ministrinë e Pakicave, Këshillit Kombëtar  si dhe të gjithë përfaqësuesit  institucional dhe të subjekteve politike  që të thyejnë heshtën dhe të përkrahin kërkesat tona , si  dhe të kontribuojnë në zgjidhjen sa më të shpejtë të problemeve në shkollën e Tuzit.

me nderime ,

Këshilli i prindërve

  • 1

    Radio