Aktuale Më shumë

Princi Charles dhe Dukesha Camila mberrijne ne Kosove

Prej tvteuta09:52, 19 Mars 2016

Trashëgimtari i Fronit të Mbretërisë së Bashkuar, Princi Charles, si dhe bashkëshortja e tij, Dukesha e Cornwallit, Camila, mbërritën të premten në mbrëmje në Prishtinë, në ndalesën e fundit të turit të tyre ballkanik.

Princi, që rikthehet në Kosovë pas 17 vitesh i shoqëruar nga bashkëshortja, janë pritur nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Conell, në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës.Princi dhe Dukesha takuan secilin prej tyre, por përfaqësuesit e pozitës dhe opozitës i takuan në tryeza të veçanta, edhe pse me protokoll ishin caktuar të qëndronin në të njëjtën tryezë.

Kjo vizitë pas 17 vitesh e Princit Charles në Kosovë vazhdon edhe sot,kur Princi dhe Dukesha do të vendosin kurora me lule për të pagjeturit e luftës pranë ndërtesës së Kuvendit. Dukesha Camila, e shoqëruar nga Presidentja Atifete Jahjaga, do të takohen me të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit.

  • 1

    Radio