Sociale Më shumë

Prim. Dr. Nada Cicmil- Kanceri i gjirit gjithnjë në rritje

Prej tvteuta15:23, 8 Qershor 2016

Në kuadër të projektit Parandalimi i sëmundjeve të grave në moshë,dhe grave me aftësi të kufizuara ,me  theks të veçant tek parandalimi i kancerit të gjirit,shoqata joqeveritare”Povjerenje”në bashkpunim me Qendrat  e Shëndetit Publik  Tivar dhe Ulqin,dhe OJQ “ Zdrava Dona Montenegrina”, ditën e hënë në stacionin Shëndetësor në Katërkollë organizuan ligjëratë “Parandalimi dhe zbulimi I kancerit të gjirit” ku moirrën pjesë një numër i madh i grave nga Ana e Malit.

Primarijus dr Nada Cicmil-Sariq  preuantoi  disa të dhëna alarmante rreth kësaj sëmundje, ajo tha se gjatë një viti  në botë 10 milion veta preken nga sëmundjet malinje,paraprinë kanceri i mushkrive, në vend të dytë është kanceri i gjirit ,ndërsa në vend të tretë, kanceri i zorrës së trashë.

Në Mal të Zi nga knaceri i gjirit për çdo vit preken rreth 300 gra,ndërsa vdesin 80,që është një shifër alarmante,u shpreh ajo, dhe shtoi se kontrolla e rregull  tek mjeku është preventivë më e mirë për parandalimin e kësaj sëmundje vdekjeprurëse.

Dr. Ganimete Hoxha ,iniciatore për mbajtjen e ligjërëtas ,u shpreh se për fat të keq as gratë e kësaj zone nuk po kursehen nga kjo sëmundje dhe është shumë shqetësues fakti se kemi  dita-ditës raste të reja “ u shpreh dr Hoxha.

  • 1

    Radio