Sociale

Sociale Më shumë

Prim.Dr.Gani Karamanaga: Propozime për shërbimin shëndetësor për shqiptarë

Prej tvteuta31 October 2016

Prim.Dr.Gani Karamanaga Shërbimi  shëndetësor ku shqiptartë përbejnë shumicën mundet dhe duhet me qenë në një nivel më të lartë. Propozoji : Stacioni shëndetësor në Ostros Laboratoriumi biokimik  me analiza me spektrin më të zmadhuar, shëebimi ultrasonografisë një herë në javë.  Organizimi i disa shërbimeve specialistike :internisti një herë në javë, gjinekologu ( më mirë gjinekologe femër prej Ulqinit shqiptare) një herë në javë. Stacioni shëndetësor në Katërkollë Organizimi i ultrasonografisë një herë në javë, gjinekologu një herë në javë, lasboratoriumi biokimik me analiza më të shumta. Gadishmëria e mjekëve në ortë e natës dhe të dielen dhe  ditëve të festimeve. Organizimi  i punkëve shëndetësor në Sukubin dhe Krythë. Stacioni shëndetësor në Tuz dhe  Guci Propozim që këto  stacione  të shëndrrohet në  SHTËPINË E SHËNDETIT i cili ka me qenë  organizatë shëndetësore e veçant sië janë ato në qytete tjerë ( Ulqin, Tivar, Berane etj).   Shtëpia e shëndetit  Ulqin Të organizohet shërbimi shëndetësor specialistik. Internisti dy herë në javë, urologu, okulisti-oftalmologu, kirurgu, ortopedi ka një herë në javë. Spitali i Tivarit sipas ligjit për shëndetësi është i obliguar për këtë shërbim  për arsye se edhe merr mjete financiare. Përmirësim i shërbimit të ëmërgjencës si edhe laboratorimit biokimik dhe mikrobilogjik. Materniteti në Ulqin Të obligohet menanxhmenti që të organizojnë menjëherë hapjen  e stacionit për transfuzion për çka e ka dhënë pëlqimin publik Ministri i shëndetësisë të MZ Dr. Budimir Shegrt. Të inicohet plotësimi i ligjit për shëndetësi lidhur me lejimin e sallës për operacioon me shërbimin intenziv. Spitali rajonal i Tivarit Është i formuar për të dy komunat ( Tivari dhe Ulqini ). Për këtë arsye duhet të obligohet për punsimin e kuadrave  shqiptarë nga Ulqini ( mjekët, infermertë etj). Gjithashtu edhe trajtimi i pacientëve duhet me qenë i barabartë. Është  obligimi i menaxhmentit të Shtëpisë shëndetit të Ulqinit për mardhënie korekte dhe  përmirësimin e angazhimit    spitalit të sa i takon shtëpisë shëndetit të Ulqinit. Në fund : Jam i mendimit se këto propozime munden   ti ndihmoji edhe grupit negociues për platformën e bisedave  në forminn e Qeverisë së re të Malit të Zi.