Prezentim i ofertës në Stamboll
Prej tvteuta26 January 2015
Organizata turistike e Ulqinit me sukses ka prezantuar ofertën turistike për sezon e ardhëshem në njërin prej panairëve më të rëndësishëm të turizmit në lindjen e mesme EMIT 2015, që është mbajtur në Stamboll. Ulqinakët u paraqitën së bashku me organizatën nacionale turistike të Malit të Zi. Interesimi i agjensive turistike dhe të individëve të cilët e kanë vizituar këtë panair dëshmon se Mali i Zi tregun Turk edhe më tutje e ka destinacion të rëndësishëm të tregut turistik në përgjithësi.