Aktuale Më shumë

Prezantohet Projektligji për buxhetin e vitit 2023. Rritje e pagave dhe pensioneve

Prej tvteuta19:57, 14 Nëntor 2022

Ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq, në seancën e Qeverisë prezantoi Projektligjin për buxhetin për vitin 2023, i cili parashikohet të jetë 2,85 miliardë euro. Në fillim të seancës së Qeverisë, kryeministri Dritan Abazoviq tha se buxheti për herë të parë parasheh rritje të pagave në administratën publike, arsim dhe polici.

Sipas draftit të buxhetit për vitin e ardhshëm, përfitimet sociale do të rriten për 45 milionë euro, 35 milionë janë të destinuara për rritjen e pensioneve, ndërsa  67 milionë euro për rritjen e pagave. Damjanoviq tha se buxheti kapital është 35 milionë më shumë se ai i këtij viti nëse hiqen ndarjet për autostradën dhe se do të financohen 294 projekte kapitale, ku përfshihen të gjitha komunat. Ministri tha se paratë nga projekti i shtetësisë ekonomike, që deri më tani ishte jashtë sistemit të thesarit të shtetit, do të jetë pjesë përbërëse e buxhetit, ndërsa në anën e të ardhurave do të ketë masa për të shtypur ekonominë informale dhe përfshirje të re tatimore.

“Janë paraparë më shumë para për shëndetësinë, konkretisht 65 milionë më shumë për fondin e shëndetësisë. Dhe kjo është qeveria e parë që do ta shlyej plotësisht borxhin e këtij fondi”, tha Damjanoviq. Kryeministri Dritan Abazoviq tha se buxheti për vitin 2023 do të jetë “buxheti kapital më i madh që ka pasur ndonjëherë Mali i Zi”.

  • 1

    Radio