Aktuale Më shumë

Prezantohet Agrobuxheti i vitit 2023. Bujqit të pakënaqur me rritjen

Prej tvteuta12:53, 10 Mars 2023

Në sallën e Kuvendit Komunal të Ulqinit,  u mbajt prezantimi i Agrobuxhetit për vitin 2023.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë folën për të rejat që sjell ky agrobuxhet, duke theksuar në veçanti masën prej 66 milionë eurosh, çka e bën atë më të madhin në historinë e vendit.

Melisa Çekiq, përfaqësuese e kësaj ministrie, tha për TV Teuta se janë rritur mjetet për të gjithë sektorët, ndërsa për aplikimin dhe zhvillimin e duhur të bujqësisë, ajo tha se nevojitet një bashkëpunim shumë më i madh i bujqëve. Mirë do të ishte, tha ajo, që të organizohen në formë të kooperativave të ndryshme, pasi në këtë mënyrë kanë mundësi më të madhe për thithjen e fondeve.

Pë njërin nga bujqit e Ulqinit, Fadil Dodën, problemi kryesor është se pa marrë parasysh rritjen e agrobuxhetit për vitin aktual, buxheti është i pamjaftueshëm për të nxitur njerëzit që të merren me këtë veprimtari. Sipas tij, rritja do të duhej të ishte të paktën 50% më e lartë.

Në Sekretariatin për bujqësi në Komunën e Ulqinit, thonë se janë në dispozicion të bujqëve për ti ndihmuar ata në procedurën e aplikimit, ndërsa po përgatiten që edhe ata të japin një ndihmë modeste për prodhuesit e qumështit.

Sekretarja Zeqarije Sulejmanoviq, tha se  së shpejti pritet që Kuvendi Komunal të miratoijë vendimin për ndarjen e mjeteve mbështetëse, e pastaj të hapin thirrjet publike për shpërndarjen e tyre.

  • 1

    Radio