Sociale Më shumë

Prezantohen masat e reja: Pa orë policore gjatë fundjavës

Prej tvteuta17:20, 29 Prill 2021

Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi dhe ISHP prezantuan sot masat e reja kufizese kundër Covid 19. Në nivel vendi pjesa më e madhe e masave do të mbesin të pandryshuara , por ora policore në ditët e fundjavës do të hiqet, kurse ndalimi i qarkullimit ndërmjet qyteteve vazhdon të mbetet në fuqi. Këto masa do të vlejnë deri më datë 7 maj. Ministrja Jelena Boroviniq Bojoviq njoftoi se rreth 200.000 doza të vaksinave kineze Sinofarm do të arrijnë më 1 maj, me çka krijohen kushtet për fillimin e vaksinimit masiv. Githashtu paralajëroi edhe arritjen e vaksinave të  tjera gjatë muajit maj, Sputnjik V, Astra Zeneca dhe ato të kompanisë Pfizer. Nga ISHP njoftuan se situata epidemiologjike në vend është në nivelin më të kënaqshëm që nga shtatori i vitit të kaluar, çka sipas tyre është rezultat i masave kufizuese por edhe i respektimit të tyre nga qytetarët. Në spitalet Covid në mbarë vendin ka shtretë të mjaftueshëm, kurse në Qendrën Spitalore përmejkim ndodhen 85 pacientë, nga të cilët 33 janë në rrezik për jetën.

  • 1

    Radio