Kulturë Më shumë

Prezantohen bimët shëruese

Prej tvteuta13:13, 1 Tetor 2015

Në kuadër të projektit “Bojana tour”ditën e mërkurë u prezantua libri i autorit Dragan Briskoviq “ bimët shëruese në komunën e Ulqinit”.
“Çdo ditë e më shumë kemi nevojë të çojmë një jetë të shëndetshme ,gjithashtu edhe të shërohemi në mënyrë natyrore me medicinën alternative. Për të arritur këtë duhet të njoftohemi me bimët të cilat na rrethojnë dhe janë shëruese” u shpreh autori i librit Dragan Briskoviq.
Në libër janë përfshi 40 bimë të cilat rriten në territorin e kësaj komune, për të cilat folën edhe drejtori i hapit të Gjelbërt Xhelal Hoxhiq, dhe përfaqësuesi i UBA-së Elvir Zeçeviq.

  • 1

    Radio