Sociale

Sociale Më shumë

PRESIN PUNË 33 MIJË VETA

Prej tvteuta11 September 2015

Sipas të dhënave të Entit për Punësim në Mal të Zi në këtë javë kishte 33 mijë të papunësuar. Shkalla e papunësisë, sipas raportit të këtij enti ishte 14,22 për qind. Shkalla më e larta e papunësisë, 33,7 për qind u shënua në vitin 2000 ndërsa ajo më e ulëta në vitin 2009 që ishte 10,1 për qind. Nga fillimi i këtij viti, Enti evidentoi rreth 10 mijë të punësuar të rinj dhe 116 praktikantë, ndërsa nga fillimi i këtij viti deri në fund të muajit mars, Enti ka lëshuar 10 mijë leje pune për qytetarët jorezident.