Kulturë Më shumë

Presidenti Nishani dekoron Cafo Beg-Ulqinin(pas vdekjes)

Prej tvteuta21:23, 20 Prill 2016

Sot në Tiranë në një ceremoni solemne Presidenti i Republikës së Shqipërisë,  Sh.T.Z. Bujar Nishani  dekoroi disa prej figurave më të shquara të trojeve shqiptare, e ndër ta edhe Kryetarin e parë shqiptar të Ulqinit Cafo Beg-Ulqinin(pas vdekjes) me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” me motivacionin “Në nderim të figurës së tij të respektuar, të atdhetarizmit e veprimtarisë së tij politike dhe patriotike, si Kryetar i Parë Shqiptar i Bashkisë së Ulqinit për dy dekada në mes të dy luftërave botërore, si dhe deputet i Ulqinit në Parlamentin e Shqipërisë, para Luftës së Dytë Botërore, frymëzim për kombëtarizim dhe atdhedashuri”;

Në këtë ceremoni  ishin të pranishëm familjarët e personave të dekoruar si dhe personalitete të larta shtetërore  nga Shqipëria dhe trojet . Nga Ulqini ishte I pranishëm Kryetari I Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu dhe drejtori I Qendrës  Kulturore Dr. Nail Draga.

  • 1

    Radio