Prej sot në Shtëpinë e Shëndetit janë në dispozicion vaksinat kundër gripit sezonal

Prej tvteuta17:11, 12 Nëntor 2021

Në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin prej sot janë në dispozicion vaksinat kundër gripit sezonal, ka bërë të ditur drejtoresha Sadije Hollaj. Vaksinat kundër gripit janë të sigurta dhe efektet ansore janë minimale, sidomos nëse krahasohen me rrezikun nga ndërlikimet e gripit.

Kategoritë që duhet të vaksinohen janë të gjithë personat mbi 65 vjeç, si dhe personat me sëmundje kronike.

Vaksinimi mund të bëhet në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin dhe në Qendrën Shëndetësore në Katërkollë.

Hollaj shton se vaksina kundër gripit sezonal dhe ajo e Covid-19 mund të merrën njëkohësisht.

  • 1

    Radio