Prej nesër çmime të reja të derivateve të naftës

Prej tvteuta12:13, 12 Shtator 2022

Të gjitha llojet e derivateve të naftës në Mal të Zi prej nesër do të lirohen nga dy deri në nëntë centë, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale.

Eurosuper 95 dhe 98 do të jenë më të lirë për nëntë centë në 1.26 euro,respektivisht tetë centë në 1.31 euro për litër.

Në dy javët e ardhshme një litër Eurodizel do të kushtojë dy centë më pak, pra do të jetë 1.56 euro.

Ndryshimet e fundit në çmimet e karburanteve ishin më 30 gusht, kur Eurodieseli u rrit me 12 cent.

  • 1

    Radio