Prej fundjavës hiqet taksa për karburant
Prej tvteuta4 November 2015
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i cili e shpalli taksën për karburant të vendosur nga qeveria në kundërshtim me këtë akt, do të hyjë në fuqi mbrenda dy-tre ditëve, kanë njoftuar nga Faqja Zyrtare.
Qeveria e Malit të Zi e vendosi taksën prej 7 cent për litër me qëllim financimin e autostradës dhe sportit, por Gjykata Kushtetuese e cilësoi këtë akt si të paligjshëm.
Nga kjo taksë qeveria ka grumbulluar mbi 9 milion euro, por nuk ka gjasa se këto mjete do ti kthehen popullit.