Sociale Më shumë

“Pozita e shqiptarëve në prag të integrimit të Malit të Zi në BE”

Prej tvteuta10:02, 16 Nëntor 2016

“Rrjeti global i gruas shqiptare” në Ulqin organizoi tryezë të rrumbullakët me temë “Pozita e shqiptarëve në prag të integrimit të Malit të Zi në BE”. Kjo tryezë e rrumbullatëk u mbajt në ambientet e hotel “Llolla” në Ulqin, në praninë e figurave nga sfera e politikës, kulturës,arsimit, shëndetsisë, sektorit jo qeveritar , medias , në mesin e të cilëve ka qënë edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës si dhe zëvëndës Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi. Në këtë tryez u vendos theksi mbi atë se tashmë Mali i Zi ka 10 vite që është shpallur shtet i pavarur dhe Sovran, ndërsa të drejtat e shqiptarëve nuk janë përmirësuar. Edhe zgjedhjet e fundit parlamentare ishin pjesë e diskutimit të kësaj tryeze.

Kryetaria e degës së shoqatës “Rrjeti global i gruas shqiptare” për Malin e Zi Shefika Gjoni të pranishmëve u foli mbi qellimin e këtij projekti i cili mbështetet nga fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave. Në fjalën e sajë Gjoni tha se shqiptarët në Mal të Zi kishin më shumë të drejta në vitet e 90 se sa sot.

Kryetaria e degës së shoqatës “Rrjeti global i gruas shqiptare” për Malin e Zi, Shefika Gjoni tha se përmes këtij projekti angazhohemi për kushtëzimin e integrimti të Malit të Zi në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si dhe formimin e qeverisë, në aspektin e realizimit të të drejtave të plota të shqiptarëve sipas të drejtave të vet asaj bashkësie, pjesë e së cilës Mali i Zi pretendon të bëhet.

  • 1

    Radio