Politikë Më shumë

POZITA E SHQIPTARËVE MË E MIRË VETËM NËSE KRAHASOHET ME VITET E 90-ta

Prej tvteuta23:53, 13 Mars 2015

Deputeti i Forcës Genci Nimanbegu  ishte pjesëmarrës në konferencën “Mali i Zi drejt anëtarësimit  në NATO” e organizuar nga Aleanca Atlantike e Malit të Zi, ku morën pjesë Ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s  si dhe përfaqësues të partive politike.

Nimanbegu në konference  shpalosi  qendrimet  partiake lidhur me procesin e hyrjes në NATO duke potencuar  përkushtimin e partive shqiptare në këtë drejtim si domosdoshmëri  për stabilitet dhe siguri në Mal të Zi dhe në rajon.

Respektimi dhe zhvillimi i drejtave të njeriut dhe të popujve pakicë janë pjesë përbërëse e kërkesës së shteteve anëtare të NATO-s,  dhe ne si  parti jemi të interesuar që shqiptarët në Mal të Zi të kenë përfitim të mire nga ky proces. Duam të jemi të integruar në shoqëri  e jo të jemi pjesë e shoqërisë e lërë dikund ose e harruar, theksoi Nimanbegu.

Ai vlerësoi se obligimet të cilat duhet ti përmbush Mali I Zi, sidomos në reformë dhe në shërbimin e sigurisë është I pakontestueshëm dhe Qeveria e Malit të Zi duhet ti qaset me shumë seriozitet. Pjesë e procesit është edhe sundimi I ligjit,si dhe plotesimi I obligimeve nga plani I akcionit të kapitujve 23 dhe 24.

Nimanbegu tha se integrimi i Malit të Zi në NATO është edhe proces ndërgjegjsimi, ku thënia “Ne dhe rusët 300 milionë” duhet të transformohet në “Ne dhe europianët  600 milionë”, çka nuk përbën vetëm transformim gjuhsorë por edhe mendorë.

Ai shtoi se rruga e integrimit të Malit të Zi në NATO ëshë e rrezikuar  nga sundimi I pamjaftueshëm I ligjit si dhe rezultatet e dobëta në luftën kundër korrupsionit , të cilat u japin argumente të mjaftueshme në propagandimin e kundërt  atyre që janë kundër antarsimit, madje e bien  edhe deri te mjegullimi I rendesise së NATO integrimeve.

Ky grupacion është mjaft I zëshëm, por më befason fakti pse nuk janë më të zëshëm ata të cilët janë pro NATO-s.

Shtrohet pyetja mos është e shëndrruar  kjo në process elitarë,dhe a është vetëm elita pro NATO-s  e  jo edhe populli?

 

“Rrezikimi I shtyrjes së thirrjes për NATO ekziston e kjo mund të jetë edhe nga vetë qëndrimi I thënjes “ne dhe rusët 300 milion”.

Prandaj, Integrimi në NATO është një mundësi unike për Malin e Zi por edhe rajonin që të jenë pjesë e një shoqërie më cilsore se sa kjo në të cilën ndodhemi aktualisht”– tha Nimanbegu.

Ne si parti nuk jemi të kënaqur me atë që kemi tani në krahasim me kërkesat tona partiake. Përparim ka vetëm nëse si pikë referimi merret viti 1990.

“Përfaqsimi i ulët i shqiptarëve në institucionet dhe organet shtetërore duhet të jetë alarm për të gjithë ata që vendosin dhe punojnë që Mali i Zi të hyjë në NATO aleancën”– përfundoi Nimanbegu.

 

  • 1

    Radio