Popullsia e botës së shpejti 8 miliardë

Prej tvteuta09:16, 8 Nëntor 2022

Në ditët e ardhshme popullsia e botës do të prekë kuotën e 8 miliardëve, me rritjen më të madhe që do të vijë nga vendet në zhvillim.

Kuotat e lindjeve variojnë nga vendi në vend, duke u rritur tek ato që kanë ulur vdekshmërinë foshnjore dhe përmirësuar shëndetësinë.

Mes tyre spikat India, popullsia e të cilës po rritet në 1.4 miliard. Ndërkohë, popullsia totale e vendeve me të ardhura të ulëta do të dyfishohet mes viteve 2020-2050. Në zona të tjera, përfshirë Evropën, nivelet e lindjeve po ngadalësohen për shkak të një seri faktorëve, mes të cilëve spikat ai ekonomik.

  • 1

    Radio